Për të gjithë ata që kjo verë i gjeti single, mund të kenë pak vështirësi në organizimin e pushimeve. Ku të shkojnë të vetëm? Të kërkojnë shoqërinë e një mikeshe? Kur të nisen?
Do të bënit mirë që të niseshit me patjetër me pushime! Të udhëtoni është gjithmonë zgjedhja e duhur për t’u ndjerë mirë, për t’u argëtuar, për të reflektuar dhe pse jo, një mënyrë për të njohur gjysmën tjetër.
Në galeri ju propozojmë disa ide fantastike për të gjithë ju që udhëtoni vetëm, si për ata që kërkojnë të qetësohen në këtë periudhë të vitit, por edhe për ata që kërkojnë të gjejnë një partner. Do të gjeni një përmbledhje plazhesh, ambientesh festive nëpër kroçera, si edhe peizazhe të gjelbëruara perfekte për meditim.



















