Të gjithë adhuruesit e udhëtimeve, do të na kuptojnë kur themi se jeta do të ishte më e bukur nëse do të kalohej nga një vend në tjetrin. Vizitat në destinacione të ndryshme janë ato që përkufizojnë shplodhjen e vërtetë e kënaqësinë e të shijuarit pushimet. Sapo afron sezoni i verës, publikohen artikuj të ndryshëm, në të cilët listohen vendet turistike më të preferuara ose ato më të nënvlerësuara, që duhet t’iu kushtohet vëmendje e veçantë. Kështu, interesi për të shfletuar galeritë është gjithmonë e më në rritje. Kemi folur një herë për lokalet më të bukur në New York, të lokalizuara në tarracat e pallateve. Sot, do t’ju sjellim një tjetër botë, atë të cilën e shijon si një panoramë teksa qendron ulur në një ballkon hoteli…Pikërisht, kjo është ajo çka do të paraqesim këtë herë. Paris, Santorini, Londër – janë këto vetëm tre nga dhjetë vendet më të mrekullueshme nëpër botë, që nuk mbahen vetëm për bukuritë natyrore apo arkitekturën, por i gjen të listuara si qytetet me ballkonet më përrallorë, nga ku nuk do të duash të largohesh kurrë. Tani, merrni një çaj, kafe apo kokteil, e klikoni në galeri për t’u përhumbur në mrekullitë e pjesës tjetër të botës.
