Për të gjjithë sportdashësit apo ata qytetarë që e ndjejnë mungesën e aktiviteteve sportive në kryeqytet, Red Bull organizoi pasditen e sotme një kampionat futbolli, pikërisht në sheshin Skëndërbej. Dhjetra njerëz ishin të pranishëm për të parë nga afër “Neymar Jr’s Five Albania 2017”, i cili ndër të tjera ofron një mundësi spektakolare për ekipin fitues: përfaqësimin e Shqipërisë në Brazil, më 8 Korrik! Ndoshta po pyesni veten se cilët do të jenë ata që do të prekin nga afër këtë ëndërr. Skuadra e Vlorës rrëmbeu fitoren gjatë përballjes me ate të Kombinatit, e djemtë me siguri po përjetojnë ende emocione të mëdha pas shumë minutash lojë. Në galeri do të gjeni disa nga momentet më kulminante të ditës së sotme, që ndër të tjera shënonte finalen e këtij kampionati.



















