KreuBusull

Tragjedia në Londër! Dyshohet për më shumë se 100 të vdekur nga zjarri në ndërtesën shumëkatëshe

Nuk ka asnjë të mbijetuar prej banorëve që kanë mbetur brenda mureve të ndërtesës shumëkatëshe, e cila u dogj mëngjesin e djeshëm në Londër. Autoritetet e zjarrfikësve pas disa orësh në luftë me flakët e zjarrit, kanë dhënë sot deklaratën shokuese. Ata janë shprehur se ende nuk mund të flasin për numër të saktë të njerëzve që kanë humbur jetën, por probalititeti është që bilanci të jetë tejet tragjik, dhe mund të flitet për qindra të vdekur. Shefi i zajrrfikësve Dany Cotton është shprehur për Sky News se për fat të keq ata nuk presin të gjejnë ndonjë person të mbijetuar, brenda ndërtesës dhe do të ishte mrekulli nëse do të kishte ndonjë gjallë. Zjarri në pallatin shumëkatësh ka rënë orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë, dhe u shkaktua nga një shkëndijë elektrike. Shumë prej banorëve janë parë nëpër dritaret e shtëpive duke kërkuar ndihmë, dhe shumë prej tyre u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve. Autoritetet britanike po vijojnë me nxjerrjen e trupave nga ndërtesa dhe deri më tani ende nuk mund të flitet për shifra zyrtare të humbjes së jetëve në këtë tragjedi që tronditi Londrën.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF