KreuBusull

Anxhelina Kotorri: “Personazheve shqiptarë iu mungon një kurues imazhi!”

E çuditshme, akoma nuk më besohet që po bëj të paktën tre vite me blog. Nuk mund të mohoj që ka benefite, kur ke sado pak popullaritet, aq më tepër në një vend të vogël si Shqipëria. Gjëja më e bukur që më ka ndodhur është komunikimi i shumtë që kam me vajzat, të cilat më pyesin shpesh, dhe kështu shkëmbejmë idetë për shopping, për shembull se si të vishen në një rast të caktuar.

Kur del për shopping, rend pas çmimeve, cilësisë apo dizanjit?

Rend pas blerjeve “të zgjuara” dhe dizanjit, sigurisht. Cilësia për mua nuk është primare në fakt, pasi e di që nuk do e konsumoj aq, sa të shoh sa cilësore është.

Nuk të ka munguar sinqeriteti, kur je shprehur se shpesh vesh imitime të firmave origjinale. Pse ke zgjedhur të ndash me publikun një detaj të tillë?

Po përse duhet të shtirem?! Është si të gënjesh veten, e ndjekësit në një rrjet social apo qoftë dhe shoqerinë tonë. Unë e kam shprehur: më pëlqen të kem një çantë Hermes, por do të ishte tronditëse për familjen time një shpenzim i tillë. Nuk duhet të kemi komplekse; mjafton të ndjehemi po aq komodë, si të jenë origjnale.

Disa e gjykojnë si një pike të dobet tuajën këtë. Ju si e vlerësoni?

Pike të dobët?! Nuk e besoj.

Ka ndonjë tjetër ‘hile’, që të ndihmon në suksesin si blogere?

Them se po të kisha “hile” apo një plan të caktuar, nuk do të isha këtu sot . Çdo gjë vjen natyrshëm, ashtu si edhe një kombinim në “My Daily Look” .

Cila është blogerja jote e preferuar shqiptare dhe pse?

Ka shumë blogere në vendin tonë dhe të gjitha kanë stilin e tyre të veçantë. I kam shumë qejf të gjitha, madje dhe i ndjek në blogun e tyre. Nuk mund t’i veçoj.

Sipas mendimit tënd, cili personazh televiziv në Shqipëri ka më pak shije në të veshur?

Një përqindje shumë e mirë lë për të dëshiruar, ndaj nuk mund të ndalem vetëm tek një.

Po më shume shije?

Përsëri nuk jam shumë e bindur për të cilësuar një, por ka nga ata që ke qejf dhe dëshirë t’i shohësh.

Ku çalojnë më shumë personazhet e ekranit në vendin tonë, në: stil, kombinim apo cilësinë e veshjes?

Them se në kombinim, sepse stili është pak i vështirë për t’u parë. Mbase mungon dhe pjesa e një kuruesi imazhi për ta. Nëse kjo nuk do të mungonte, do të kishte më tepër kombinim dhe stil në ekranet tona.

Sa e rëndësishme është për ty si blogere, cilësia e fotove me të cilat prezantohesh?

Shumë. Më duhet të jap më të mirën. Ka raste që unë mund të bëj foto pafund, por nuk realizohet ajo që dua, ndaj dhe perfundojnë duke u fshirë.

Cila nga koleget realizon fotot më të bukura dhe a inspirohesh ti nga ajo?

Kanë pak stil më ndryshe në realizimin e fotove dhe nuk marr një inspirim të veçantë.

E para gjë, që bën Anxhelina sapo zgjohet…?

Ah, kjo situata e mëngjesit… Mund të rri para dollapit dhe mendoj : ‘pse nuk kam blerë asgjë të re’, nderkohë që hera e fundit mund të ketë qenë vetëm dy ditë më parë! Sigurisht, pa humbur kohë, bëj kombinim në bazë të humorit dhe asaj si ndjehem. Më pas, gati për shooting!

Cila është rutina jote e bukurisë, në një ditë të zakonshme?

Nuk kam ndonjë rutinë “wow” ! Thjesht një përkujdes shumë të zakonshëm dhe normal. Fondatine dhe rimel, janë dy elementët që nuk mungojnë kurrë!

Çfarë marke preferon për produktet e kozmetikës?

Së fundmi po përdor (dhe po më pëlqen) Inglot. Dua t’i provoj të gjitha nga pak, për të kuptuar më shumë botën e kozmetikës dhe preferoj të eksperimentoj me to.

Sa kujdesesh për trajtimin e flokut?

Jam bjonde dhe më ikin të gjitha netët, me vajra nëpër flokë! Realisht, dua të kem flokë të shëndetshëm, por që kjo do pak punë.

Nëse do të mundje, famën e cilës blogere të njohur do të doje të arrije?

Mjafton të njihem për stilin tim, të më njohin të gjithë, si Angelina LookBook, e për mua kjo mjafton. Nuk synoj shumë, por në qoftë se ndodh, e pres me krahë hapur famën si blogere, edhe jashtë vendit tonë.

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF