“Rërë e bardhë dhe kapming në Shqipëri”, kështu e ka nisur përshkrimin e një prej plazheve më të bukura të vendit tonë, prestigjozja britanike The Guardian. Në një shkrim për plazhet më të bukura që mund të gjejmë në Europë, gazetari ka renditur edhe Drymadhes si një destinacion që duhet vizituar patjetër. “I fshehur prapa një rruge malore, plazhi i Drymadhes duket një vijë bregdetare gurore, por nëse ktheheni majtas dhe ecni për vetëm 10 min do të zbuloni një plazh me rërë të bardhë me një det të qartë dhe temperaturë tejet të përshtatshmë. Gjithashtu në këtë plazh mund të gjeni kampe me vetëm 8 euro nata”, shkruan gazeta e famshme britanike. Drymadhes ishte ndër emrat e plazheve të njohur të Italisë e Francës.
