Pas qarkullimit të lajmeve për përfshirjen e Erjon Isait në politikë, aktori i humorit e ka lënë ende pezull ҫështjen e largimit të tij nga “Portokalli”. Megjithatë, angazhimi i tij në këtë fushë është ndër synimet kryesore për momentin. “Jam përqendruar në fushatën në Kolonjë”, u shpreh Isai ekskluzivisht për bordo.al, duke mos dashur të prononcohet për detaje të mëtejshme. Krahas zhvillimeve më të fundit, të cilat na lënë të kuptojmë se aktori nuk do të jetë më pjesë e botës së spektaklit, Erjon Isai u bë i njohur në sytë e publikut nëpërmjet roleve të realizuara në spektaklin e të dielës. Megjithatë, jemi të sigurt që ky personazh nuk do t’i largohet së tepërmi ekranit, edhe pse tashmë do ta shohim në një tjetër drejtim.



















