Bukuria është ndër të tjera e trashëgueshme, e si rrjedhojë e kësaj, ndërhyrjet e ndryshme kirurgjikale nuk rezultojnë asnjëherë aq të përsosura sa pamja origjinale. Thonë se vajzat iu ngjajnë baballarëve dhe djemtë, nënave, por kjo nuk është domosdoshmërisht e përcaktuar. Kështu, qellon shpesh që vajzat të marrin bukurinë nga mamatë, duke u bërë kopje të tyre. Eva Murati ka publikuar pak ditë më parë, një foto të së ëmës, ku ngjashmëria është tejet e madhe, aq sa po të mos ishte imazhi në bardh e zi, do të mendonim se do ishte vetë Eva. Sara Kapo është njësoj, si të shohësh Ema Andrean përpara 20 viteve. Monika Kryemadhi u pyet shumë herë mbi operacionet plastike, por përgjigja më e mirë për të gjithë komentuesit, do të ishte foto ku shihet krahë për krahë mamasë së saj (ngjashmëri e jashtëzakonshme). Këto janë vetëm disa nga emrat e të famshmeve shqiptare, të cilat ‘tradhëtuan’ genet e baballarëve, për të rrëmbyer bukurinë e nënave. Klikoni në galeri për të zbuluar të tjerë personazhe. Cila nga vajzat ka ngjashmëri më të madhe, sipas mendimit tuaj?
