KreuBusull

Angkor Wat, tempulli i legjendave

Tempulli i qytetit  Angkor Wat, është një kompleks i madh i tempujve në Kamboxhia,i njohur si tempulli më i madh fetar në botë. Tempulli është ndërtuar nga mbreti  i Mbretërisë  Khmere,  Suryavarmani i II-të në shekullin e 12-të, mbretëria  e të cilit  përfaqësonte një prej qytetërimeve më të rëndësishme në Azinë Juglindore.

Tempulli fillimisht i ishte dedikuar Perëndisë Vishnu, që do të thotë se ishte një tempull hindu, mirëpo gjatë shekujve 14 dhe 15 ai u shndërrua në tempull budist dhe si i tillë ka mbetur deri në ditët e sotme.

I tërë tempulli mbulon një sipërfaqe prej 2 kilometra katrorë. Muri i jashtëm i tij është i gjatë 1025 metra, gjerësia 805 metra, ndërsa lartësia 4,5 metra, ndërsa përreth tij gjenden 30 m fushë e hapur, e kufizuar me një kanal të gjerë 190 metra.

Në mes gjenden pesë kulla, të cilat përfaqësojnë  pesë male. Kulla më e lartë 65 metra është ajo në mes të tempullit. Ky tempull që është bërë simbol zyrtar i Kamboxhias, e madje gjendet edhe në flamurin e këtij vendi,  është një nga pikat kryesore turistike që vizitohet nga më shumë se gjysmë milioni turistë çdo vit. Që nga viti 1992, Angkor Wat është e futur në listën e  Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF