KreuBusull

“Shqipëria ime”, klipi që promovon turizmin shqiptar, nëpërmjet fëmijëve!

Ata janë simbol i vazhdimësisë së jetës, dhe askush më mirë se fëmijët, e ardhmja e këtij vendi, nuk do ta bënte promovimin e vendit tonë. “Shqipëria ime” është klipi më i ri, realizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, nën drejtimin artistik të Monika Lubonjës. Të vegjlit, të veshur me kostume popullore na ftojnë të sjellim edhe një herë në vëmendje, vlerat historike, kulturore, bukuritë natyrore e traditat e pashoqe që ka ky vend i bekuar nga natyra. Nëpërmjet fyellit e çiftelisë, këto instrumenta autentike shqiptare, sjellin tinguj të vërtetë gjatë gjithë këngës, të cilat shoqëuar nga zërat e melodioz të fëmijëve, na bëjnë të shijojmë çdo notë të kësaj kënge.

Në një kohë kur shumë prej shqiptarëve i kanë sytë drejt Perëndimit, apo përtej oqeanit, duket se nëpërmjet këtij klipi, zërat dhe sytë e fëmijëve, na ftojnë të qëndrojmë në të dashurën e të ëmblën, Shqipëria ime, Shqipëria jonë…

Edhe pse i publikuar vetëm dy ditë më parë, klipi ka marrë 4600 klikime. Nëse ende nuk e keni parë, klikoni në link-un më poshtë:

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF