Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Majlinda Bregut në profilin e saj zyrtar në Facebook ndaj helmimit të 11 grave punëtore në fabrikën e këpucëve në fshatin Bubq të Fushë-Krujës.
Bregu është shprehur mjaft e indinjuar nga mungesa e kushteve dhe sigurisë së punës, problem ky i hasur gjithandej. Ajo ka kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe vendosjen para përgjegjësisë së personave përgjegjës. Bregu fajëson papërgjegjshmërinë që ekziston në bizneset fasone kudo në Shqipëri dhe u bën thirrje strukturave shtëtërore që për një moment të lënë mënjanë fushatën dhe premtimet elektorale sepse gjithë vajzat dhe gratë kanë nevojë për mbrojtje dhe kushte sigurie në ambientet e punës. Ato kanë nevojë për shëndet për t’u shërbyer fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Duke marrë shkas nga diskutimet e qeveritarëve mbi vajzat dhe gratë e bukura të politikës, Bregu është shprehur se gratë ndjehen vetë të bukura kur kanë gjithçka që u nevojitet, përveç helmit, atë s’ua kanë borxh askujt prej pushtetarëve!



















