Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin Anglez. Një ndërtesë gjigande e cila ndodhet në stacionin Latimer në pjesën perëndimore të Londrës, është përfshirë nga flakët, duke e bërë pothuajse të pamundur daljen e banorëve nga kulla shumëkatshe. Në pallat mendohet se banojnë 600 banorë. Mediat britanike raportojnë që situata është kaotike dhe mundësia që të ketë viktima është shumë e madhe. Edhe pse ata nuk përmendin shifra, përmasat gjigande të zjarrit e bëjnë situatën tejet tragjike. Shumë prej banorëve janë parë të hidhen nga dritarja së bashku me fëmijët e tyre, për t’i shpëtur djegies nga flakët. Ulërimat e tyre duke kërkuar ndihmë nga dritaret e apartamenteve e kanë kthyer ngjarjen në një tragjedi rrënthethëse.



















