KreuBusull

Opinionistët e sotëm në Big Brother janë…

Sonte është puntata e parafundit e spektaklit Big Brother, pasi të shtunën e ardhshme pritet të shpallet fituesi, apo fituesit. Por, cili do të jetë çifti që do të ulet sonte në poltronin e opinionistëve? Bëhet fjalë për një çift, të cilin e kemi parë edhe para pak javësh në këtë pozicion, pikërisht Marcela Lati dhe Armand Peza. Nuk e dime pse organizatorët kanë zgjedhur sërish këtë çift për të komentuar lojën e banorëve brenda shtëpisë. Noshta edhe për faktin që më së shumti Armandi njihet për natyrën e tij të drejtpëtdrejtë të dhënies së opinionit të tij, nisur edhe nga eksperienca e mëparshme e tij në edicionet e kaluara të Big Brother si opinionisti i këtij spektakli. Epo meqë produksioni nuk na surprizoi kësaj here me emrat e opinionistëve, urojmë të kemi surpriza dhe show gjatë spektaklit.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF