KreuBusull

Censurimet komike të kohëve moderne në Lindjen e Mesme!

Të gjithë e kujtojmë kopertinën e famshme të një prej albumeve të grupit Nirvana. Fëmija nudo i zhytur në pishinë, është një ndër imazhet identifikuese të grupit. E kur flasim për Rihanna-n, Lady Gaga-n, Katy Perry-n etj., ekspozimi i trupit në fotot shoqëruese albumesh, është i padiskutueshëm. Edhe pse jo gjithmonë të ekzagjeruara, mesa duket për vendet e Lindjes së Mesme këngëtaret janë zhveshur më shumë seç duhet. Nga ana tjetër, muzika e tyre nuk mund të lihet jashtë këtij pellgu. Zgjidhja? Pak fotoshop i rregullon të gjitha! Ku ka zhveshje, vendosen veshje; ku ka natyrë, mbulohet trupi (i Shakirës psh.) me gjethet përreth. Duhet theksuar se imagjinata nuk është për t’u sharë, por po e njejta gjë, të shkakton të qeshura pafund, sidomos kur sheh versionin origjinal të fotove. Klikoni në galeri për një argëtim të një lloji tjetër.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF