KreuBusull

Kryemadhi, profili i lideres së parë të një partie politike në Shqipëri

Moto e fushatës elektorale të LSI për këtë vit ishte “Forcë e Parë”, por e tillë rezultoi vetëm bashkëshortja e ish-kryetarit të kësaj partie. Monika Kryemadhi mori kryesinë e LSI, duke u kthyer kështu në lideren e parë (femër!) të një partie politike në Shqipëri. Nuk mund të flasim asgjë lidhur me atë çka do të ndodhi, por fare mirë mund të kthejmë kokën pas për të parë profilin e saj. E lindur më 9 prill të 1974 në Tiranë, Monika Kryemadhi kreu studimet universitare në degën e Bio-Kimisë, pas përfundimit të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Në vitin 1999, fitoi të drejtën e studimit në Qendrën Marshall George në Garmisch-Partenkirchen për Politikat e Sigurisë Rajonale, për t’u kthyer më 2000, për përfundimin e masterit në fushën e Administrim Biznesit. Angazhimi i saj politik shënjon që në vitin 1991, ku spikasi si një nga themelueset e FRESSH. Vetëm një vit më pas, do të zgjidhej anëtare e Kryesisë, e po në maj të atij viti, do të merrte pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të FRESSH, për Kongresin I dhe II. Për pesë vite rradhazi, nga 1995 në 2000, ishte nënkryetare e Socialist International Youth, ashtu sikurse ishte anëtare e Partisë Socialiste, nga 1991 deri në 2004. Në të njejtën periudhë: anëtare e Kuvendit të Shqipërisë (2001-2005), si dhe u zgjodh dy herë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, për të cilin mbante pozicionin e  Sekretares së Delegacionit të Qeverisë Lokale në Këshillin e Evropës. E do të vinte pikërisht shtatori i 2004-ës, që do të ishte një nga themelueset e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Sot, pas gjithë aktivitet gjatë fushatës elektorale të 2017, Petrit Vasili i dorëzon kryesinë e LSI, Monika Kryemadhit, duke shënjuar kështu një gjurmë jo pak të rëndësishme, në historinë e politikës shqiptare.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF