KreuBusull

Big Brother 9, përfundon spektakli i ‘Love edition’. Vijon festa!

Fotograf/Ermal Mulla

Mbrëmjen e djeshme ishte nata finale e spektaklit ‘Big Brother 9’. Pas 100 ditësh qëndrim në shtëpi çiftet konkurrente përmbyllën reality show-n dhe dolën prej shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri. Ky edicion ishte quajtur ‘Love edition, pra edicioni i dashurisë, dhe çifti fitues përfitonte 100 milionë lekë.

Konkurrentët finalistë ishin Daniel-Fotini dhe Olsi-Fiorentina, pas një përballjeje të fortë mes tyre, çifti fitues i Big Brother 9 prej votave të publikut u shpall edhe çifti që u njoh, dashurua dhe celebrua brenda në shtëpi, Danieli dhe Fotinia. Gjithashtu, pjesa më e madhe e ish-konkurrentëve të këtij edicioni ishin që fitorja të shkontë për këtë dyshe simpatike. Me ndjenjat e tyre të forta Danieli dhe Fotinia arritët t’i rrëmbenin zemrat publikut.

Pas spektaklit, në shtëpinë më të vëzhguar të Shqipërisë vijoi një party post-Big Brother që bëri bashkë gjithë ish-konkurrentët të cilët janë argëtuar pa prezencën e kamerave kësaj here, por  nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata duken mjaft të lirshëm, djemtë madje të zhveshur si pasojë e temperaturave të larta.

Në galeri ju sjelim foto nga momentet e festës brenda në shtëpi.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF