KreuBusull

Profili fallco i Kozma Dushit, që ju nxorri bojën portaleve

 

Nga Ilda Lumani

Në epokën e internetit dhe portaleve shqiptare që kanë lindur si kërpudhat pas shiut 3 burimet e lajmit duken si démodé. Në një tura vrapi për të qenë të parët, të pakonkurrueshëm, vetë lajmi, pa verifikuar thuajse asgjë, pa pyetur dhe pa treguar interesin më të vogël për të bërë edhe një verifikim fare të thjeshtë të dielën që lamë pas pre e abuzimit mediatik ra këngëtari Kozma Dushi. Babuçi i gjorë, që duket se nuk ka fare lidhje me teknologjinë e rrjetet sociale për të dytën herë në një kohë farë të shkurtër kryqëzohet nga ca delirantë portalesh, që të fshehur pas kompjuterave, pa emra…, shkruajnë, shkaravisin dhe hedhin baltë mbi prenë e rradhës, pa përgjegjshmërinë më të vogël. U desh një foto që e shfaqte këngëtarin e hitit “Lot me ty o djalë” (viti 1987/ më e famshmja e këngëtarit beratas), në të cilën Kozi, siç e thërrasin miqtë lexonte një libër. Teksti që e shoqëronte ishte një shkrim analfabeti, që direkt të dëshmonte se nuk i përkiste një artisti të shkolluar në kohën e komunizmit. Sepse ndryshe nga këngëtarët analfabetë të ditëve tona, apo të atyre që për dëngla flasin gjysma toskë, e gjysma gegë, përzjerë me pak dialekt Kosovar për t’u dukur trend, këngëtarët e para viteve ’90 dinë të shkruajnë, lexojnë dhe artikulojnë shqip! (Nuk po i hyj këtu këngëtarëve modern bashkëkohorë, që ndoshta universitetin e dinë vetëm si nocion dhe diplomën e kërkojnë si dekoratë!).

Por, për t’u rikthyer edhe njëherë bërësve të lajmit. Në 10-tra portale pa lajme, ditën e djelë u gjet një pre:  Kozma Dushi Zyrtare shkruan: “Miqë… Pa librin zdo isha ky që jam sot… pushime të kënçme… Respekte Komi”. Ky ishte statusi që tentoi ta kthente në qesharak të dielën e 9 korrikut Komin. Por, po të shikoje statuset më poshtë të Komit e njëjta gjuhë plot gabime ishte në çdo status të kësaj faqjeje fallco. Të gjithë statuset, edhe pse të rrallë të Kozmait ishin plot gabime. Pse, u desh ky status i fundit të etiketohej si “supergafa e Komit”, e lloj e lloj epitetesh që i vunë portalet “serioze” shqiptare. Mjaft të shihje më poshtë faqes, do të kuptoje që kjo ishte një faqe fallco, pasi aty kishte edhe fotot që tallnin vetë Kozmain (një prej tyre gjendet në galeri). Si mundet një njeri të vendoste një foto ofenduese për veten?! Madje gjeje edhe postime pa lidhje aty, që nga politika tek arti, nga reklamat pa sens, tek fotot me dixhitura fyese për njerëz të tjerë… Mjaft të shihnit fare pak statuse të Kozmait do të kuptonit që kjo faqe nuk ishte aspak e vërtetë.

Por, duke njohur natyrën e Kozmait,  babuçit të Beratit, që ka rënë jo rrallë herë pre e fotove ofenduese në rrjet, asnjë nuk e pa të udhës të shqetësohej, të pyeste, apo të verifikonte para se të shkruante për të. Në fund të fundit edhe po tha gjë Kozmai, punë e madhe! Çfarë do t’ju bëjë portaleve? Asgjë! A do t’i hyjë njeriu gjemb në këmbë nga Kozmai? Jo! Le të guxojnë ta bëjnë me një tjetër emër të këtyre rioshëve që s’dinë as ç’është muzika e pentagrami, pa e shohim ç’ndodh…

Ndërsa, sa u përket portaleve… Çfarë u mbeti pas këtij lajmi?! Janë më interesantë me të tilla lajme?! Më të klikuar në një ditë?! Por sa të besueshëm…

 

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF