Sot është Dita Ndërkombëtare e Emoji-t. Çdo ditë në Facebook publikohen rreth 60 milionë emoticons, ndërsa në Messenger rreth 5 miliardë.
Për nder të kësaj dite, Facebook dhe Messenger kanë publikuar disa të dhëna duke përcaktuar se cilat janë emoji-t më të preferuara nga përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale në botë. A e merrni dot me mend se cili kryeson? Emoji-t më të përdorura janë ajo fytyra me lotë gëzimi, e ndjekur nga ajo me zemra te sytë dhe më pas vjen emoji i puthjes.
Po ju cilën preferoni më tepër?



















