Cilët janë të vetmit fëmijë, që ndoshta nuk do t’iu duhet të mësojnë si të ngasin makinën? Trashëgimtarët e VIP-ave, sipas imagjinatës tonë. Ja që së fundmi zbardhen të tjera fakte, deri diku shokuese, që dëshmojnë se një fenomen i tillë do të ndodhë për të gjithë të ardhurit në jetë në 2017. Arsyeja?
Sipas Amanda Blanc, shefes ekzekutive të AXA-s, kompanitë e sigurimit po bëjnë të pamundurën që në 2032, të bëhet e mundur lëvizja me automjete që drejtohen automatikisht, pa patur nevojë për aftësitë e njeriut…Po, dhe ne u surprizuam!!! Ndoshta sapo ju kapi paniku, por duhet parë ana pozitive: rrugët do të jenë shumë më të sigurta e trafiku do të stabilizohet. Të gjitha këto sipas Blanc, e cila ka deklaruar se shumë shpejtë, ky projekt do të bëhet realitet. Do të jemi totalisht në duart e makinerisë, me pak fjalë…



















