Ndërkohë që të gjithë fëmijët në stinën e verës gëzojnë pushimet duke luajtur ose duke bërë plazh me gjyshërit, djali i vogël i familjes Beckham, 12-vjeçari Cruz po merret me regjistrimin e albumit të tij të parë muzikor.
Cruz shkon rregullisht çdo ditë në studion e regjistrimit. Mendohet se i vogli i familjes Beckham është nën kujdesin e Scooter Braun, i cili e udhëhoqi edhe për realizimin e singëllit të Krishtlindjeve një vit më parë. Braun është personi që shndërroi në yll ndërkombëtar këngëtarin Justin Bieber.
Prirja e tij drejt arteve u vu re në dhjetorin e kaluar me singëllin e parë ‘If every day was Christmas’. Ai ishte shprehur pas lançimit të kësaj këngë se të kënduarit dhe Krishtlindjet janë dy gjërat e tij të preferuara. Të ardhurat e fituara nga kjo këngë i shkuan fëmijëve në nevojë.



















