Sa herë kemi dëgjuar për marrëdhënie të paqta apo miqësore mes bashkëshortes/it aktual/e dhe ish-it të tjetrit? Për të mos përjashtuar çdo mundësi, mund të themi me siguri: shumë rrallë! Nuk kishte pse të ndodhte ndryshe dhe me Marinën, partneri i së cilës ka patur lidhje të shumta publike, për të cilat kemi dëgjuar të gjithë. E tillë ka qenë dhe marrëdhënia e Getoarit me Liberta Spahiun, moderatoren kosovare të emisionit “Prive”.
Suplementi “Panorama Plus” ka zbardhur disa detaje të mëtejshme të ceremomisë martesore, ku nuk mund të përjashtohej prania e Libertës. Edhe pse pa një ftesë zyrtare, Spahiu ia ka dalë të jetë në ‘tendën e dashurisë’ në një mënyrë apo një tjetër. Moderatorja ka dërguar të gjithë stafin e “Prive”, për të zbuluar çdo element të mundshëm të këtij eventi. A ka qenë Marina e kënaqur nga një zgjedhje e tillë? Kjo nuk mund të thuhet me siguri, edhe pse aludimet mbi xhelozinë e kësaj të fundit janë të shumta. Përpos kësaj, dasma ka shkuar sipas çdo planifikimi të mundshëm. Getoari, i veshur kokë e këmbë me firmë, ndërsa Marina i ka besuar “Class Atelier” për punimin me dorë të fustanit të nusërisë, i cili kërkoi plot një muaj kohë për realizimin nga dhjetë mjeshtre dhe qendistare. Duke marrë parasysh se Geti u vesh me kostum “Philipp Plein”, këmishë “Karl Lagerfeld”, papijon “Lanvin”, këpucë “Louboutin”; duke kujtuar se këpucët e Marinës i përkisnin markës “Jimmy Choo”; duke përllogaritur dekorimin e veçantë të ‘Tendës së dashurisë’; duke kujtuar se festa vazhdoi edhe jashtë sallës, me pamje nga deti ku gjendej e shkruar me gdhendje butaforike “Happy Heart” – vetëm duke menduar për të gjitha këto detaje të shumta, përflitet se kosto e kësaj dasme arrin shifrat prej 130 mijë euro. Dasëm marramendëse, apo jo?…

Shokon aktori: “Qaj katër herë në ditë!”



Dua Lipa përkujton këngëtaren e njohur

Shumë urime, princ Harry!







Vjen në jetë vajza e Giusy Ferreri!




Së shpejti, prindër për herë të dytë!



