KreuCelebrity

Selena Gomez i nënshtrohet transplantit të veshkës, cili ishte dhuruesi?

Këngëtarja Selena Gomez rrëfeu për ndjekësit që prej vitit 2015 se vuante nga sëmundja Lupus. Sot ajo na ka treguar se këtë verë ka realizuar operacionin e transplantit të veshkës, prandaj nuk ka qenë shpesh pjesë e daljeve publike.

Gomez ka ndarë foto personale nga momentet pas operacionit, përkrah dhurueses, si edhe shenjën e operaconit. Në shtrat, pas operacionit ajo ka pozuar dorë për dore pranë mikeshës së saj Francia Raisa e cila ka bërë të mundur kryerjen e transplantit duke qenë ajo dhuruesja për këngëtaren.

Këngëtarja ka falenderuar mikeshën e saj Raisa për këtë dhuratë të rëndësishme, familjen dhe fansat. Tani është koha që ajo të pushojë pak e të fokusohet tek shëndeti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF