KreuCelebrity

Beyonce dhe Jay Z, pronarë të një banese 90 milion dollarëshe!

Ata janë ndër çiftet më të pasura në Hollywood, e shpenzimet marramendëse për stilin e jetesës janë publikuar jo pak, sidomos përgjatë këtyre viteve. Investimi më i fundit i Beyonce dhe Jay Z është blerja e një prone masive në Bel Air. Edhe pse shifra ende nuk është bërë publike, burime pranë LA Times zbulojnë se bëhet fjalë për një çmim rreth 90 milion dollarësh!

Përmasat reale të një shtëpie të tillë janë marramendëse, ku mund të përmendet ndarja në plot gjashtë struktura të ndryshme, si dhe sipërfaqja prej 2787m2  për ambientin e brendshëm dhe 930m2 për atë të jashtmin. Në brendësi mund të gjendet edhe një qendër spa, fushë basketbolli, si dhe katër pishina me dalje, gjithashtu, edhe në pjesën e jashtme. Familja Carter do të mund të shijojë pamjen që ofron natyra nga çdo cep i shtëpisë, dhe nëse mendoni se xhamat nuk janë të sigurta për personazhet publikë, po ju themi se dhe për këtë është gjetur një zgjidhje: janë vendosur xhama anti-plumb! Nëse shifra prej 90 milion dollarësh rezulton e vërtetë, atëherë kjo do të jetë prona më e kushtueshme ndër shitjet e Los Anxhelosit për këtë vit. Megjithatë, ky nuk është çmimi më i shtrenjtë që familja Carter ka paguar për një shtëpi, pasi së fundmi ata knë marrë me qera një të tillë në Malibu, për të cilën paguajnë $400,000 në muaj…

(Mirëmëngjes dhe punë të mbarë!)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF