KreuCelebrity

Selena Gomez dhe The Weeknd, shpërngulen në të njejtën shtëpi!

Ata janë një ndër çiftet më në zë të momentit, e dashurinë për njëri-tjetrin nuk ngurojnë ta shprehin as në tapetin e kuq. Selena Gomez dhe The Weeknd, mesa duket kanë marrë vendimin për të jetuar sëbashku, duke hedhur kështu një hap më tutje në lidhjen e tyre. Sipas Entertainmet Tonight, shtëpia ku çifti po jeton aktualisht ndodhet në zemër të Greenwich Village, dhe në fakt, bëhet fjalë për një ndërtesë të ulët, por luksoze, krejt e përshtatshme për këto dy yje.

Megjithatë, aludohet se kjo do të zgjasë për pak muaj, pasi Gomez është aktualisht në xhirimet e filmit më të ri të Woody Allen në New York. Nga ana tjetër, as The Weeknd nuk do të jetë i pranishëm çdo natë në shtëpi, për aq kohë sa do të realizojë turin muzikor Legend of the Fall. Burime pranë çiftit deklarojnë se kjo është diçka tejet me rëndësi për Selena-n, pasi gjithmonë i është dashur të jetojë nëpër hotele, për shkak të projekteve të ndryshme filmike dhe jo vetëm. Flitet se qeraja mujore e ambjentit kushton rreth $16,000. Të dy, thuhet se po adaptohen më së miri me zonën dhe fqinjët, ndërsa rikujtojmë se kjo është hera e dytë për Gomez, që bashkëjeton me një të dashur. Eksperienca e parë e aktores ishte ajo me Justin Bieber në 2012, lidhje që jo për pak kohë i erdhi fundi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF