KreuCelebrity

Jim Carrey shkatërron eventin e Harper Bazaar ICON!

Ai është një ndër komedianët më të mirë të ditëve të sotme, që ka sjellë për publikun me dhjetra role ikonike, të cilat vështirë se harrohen. Mes një jete sa të dhimbshme, aq dhe bizare, Jim Carrey është një ndër rastet më unike në Hollywood. Së fundmi, në javën e modës në New York, aktori është parë ndër rradhët e të ftuarve të kategorisë A. Natyrshëm lind pyetja: si ka mundësi që shohim Carrey-n në një event të tillë?!

Nuk mund të na zhgënjente, duke rrëfyer në mënyrë indirekte se arsyeja e paraqitjes në tapetin e kuq të një eventi të tillë është shumë larg asaj që mund të imagjinojë shumica. Komediani kanadez u intervistua në organizimin e Harper Bazaar ICON, e me shumë pak fjalë shkaktoi shumë polemika. “Nuk besoj në ikona. Nuk besoj në personalitete. Besoj se paqja gjen shtrirje përtej personalitetit, shpikjes në fshehtësi. Besoj se është shumë më e thellë dhe e nderlikuar se kaq. Besoj se jemi fusha e një energjie që vallëzon veç për vete”, është shprehur Carrey, duke e përmbyllur intervistën me një fjali të vetme: “Dhe, ëh…nuk më plas shumë.” Duket qartazi se kjo është një revoltë e aktorit dhe një paraqitje e qëllimtë në një event të tillë, për të treguar dhe një herë se mbetet kundër të qenurit VIP apo shtresë e pasur. Në fakt, kjo na kujton dhe shprehjen më të famshme të tij: “Do të dëshiroja që të gjithë të provonin pasurinë, që të kuptonin që nuk është asgjë”…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF