Këngëtarja Bebe Rexha na ka rrëfyer udhëtimin e saj të radhës, ajo ka shkuar në Las Vegas! Një vend ideal për t’u argëtuar pamasë dhe kështu duket se ka kaluar edhe këngëtarja!
Momente mjaft argëtuese me miqtë, një look tepër seksi si edhe surpriza e mbrëmjes! Ajo është emocionuar së tepërmi se do të ndjekë një koncert live të artistes Jennifer Lopez! Përmes fotove dhe videove që ka ndarë, Bebe është kaq entuziaste dhe mezi e pret performancën live të Lopez. Ajo e quan këtë artiste “Perfeksion”. Bebe e ka mbyllur mbrëmjen festive me shprehjen e famshme “çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas!”

Celebrity
Marina paralajmëron “çmenduri” në dasmë!


Celebrity
Ermal Mamaqi duet me… Saimir Tahirin!






Celebrity
Momentet më intime të yjeve në publik!










