Këngëtarja Beyonce Knowles vuri në dispozicion fondacionin e say “BeyGood” për të ndihmuar të prekurit nga uragani Harvey në Houston të Texas-it. Ky akt bamirësie ka një arsye të veçantë, artistja është lindur dhe rritur në Houston!
Ajo shkoi me të ëmën Tinën dhe vogëlushen Blue Ivy në kishën “St.Johns” në Houston për të ndihmuar të mbijetuarit e katastrofës duke mbajtur edhe një fjalim mjaft prekës.
“Jeni një shembull i jashtëzakonshëm i dritës dhe dashurisë. Sot festojmë mbijetesën! Ju të gjithë jeni familja ime! Houston është shtëpia ime. Falenderoj Zotin që jeni të gjithë mirë, fëmijët janë të sigurtë. Ajo që ka me të vërtetë rëndësi është shëndeti juaj, familja dhe fëmijët. Dua t’ju them se ju dua. Falenderoj Zotin dhe ndihem e bekuar që kam mundësi të bekoj të tjerët. Do t’ju kërkoj të vazhdonit të vepronit në këtë mënyrë për të tjerët”, ka thënë ajo.
Pas këtij fjalimi, Beyonce është fotografuar duke u takuar dhe përqafuar me disa nga të mbijetuarit e katastrofës.