Këngëtarja nga Ishujt Barbados, Rihanna është personazhi i përzgjedhur për kopertinën e revistës Elle të muajit tetor. Ajo është shfaqur e mrekullueshme në këtë kopertinë, e veshur me një bikini me një ngjyrë blu dhe një xhaketë të zezë me temina. Në fytyrën e saj dallonte një make up me formën e zemrës në ngjyrën pink.
Këngëtarja është shprehur për Elle se ndjen keqardhje për mënyrën se si ka humbur virgjërinë: “Kur vjen puna për të harruar një fragment të jetës sonë, jam e sigurt se shumë prej nesh nuk do të donin ta kujtonin momentin e humbjes së virgjërisë”. Madje edhe kur magjistari David Copperfield e pyeti këngëtaren se në ç’vend të botës do të donte që të shfaqej me fuqinë e tij magjike, ajo u shpreh se si mund t’i rikthente virgjërinë.
Kujtojmë daljen e saj të fundit në publik, ku si çdo vit ajo u paraqit mahnitëse në karnavalet e vendlindjes së saj, Barbadosit, me flokët e kaltra dhe krahët me pendë si një engjëll i “Victoria’s Secrets”.






Emri i Zayn…në të pasmet e Gigi Hadid!


Uliksi, vogëlushi trendy i Adelinës!











Eneda Tarifa rikthehet në Top Channel!
