Festivalet e kinematografisë janë vënë së fundmi në qendër të vëmendjes më së shumti për veshjen e yjeve, se sa për vlerat artistike në tërësi. Kritikuar nga shumë regjisorë europianë lidhur me këtë fakt, duket se paraqitjet e VIP-ave vazhdojnë të bëjnë më shumë zhurmë sesa filmat në vetvet. Një nga yjet që parakaloi në tapetin e kuq ishte padyshim dhe Jennifer Lawrance, e cila nuk mund të mungonte në shfaqjen e filmit ‘Mother!’, me regji nga i dashuri i saj aktuaj, Aronofsky.
Duke i besuar dhe një herë Dior për veshjen, Lawrance u duk mahnitëse me fustanin që i përngjasonte botës së Princeshave të Disney. Paraqitja e aktores korrespondon me koleksionin e Dior Couture për pranverën e 2017. Mbuluar me lule dhe i përbërë nga shtresa të shumta tyli në pjesën e poshtme, J-Law dukej përrallore teksa parakalonte në tapetin e kuq. Me flokët e mbledhura si në shumicën e rasteve, Jennifer nuk dallonte shumë nga herët e tjera për sa i përket look-ut. Në galeri do të gjenu fotot e plota të aktores. Si ju duket Lawrance në këtë krijim të Dior?


Eneda Tarifa rikthehet në Top Channel!











E patë sa është rritur vogëlushja Renee?





Robbie Williams: “Muzika po më vret”

