KreuCelebrity

Alban Skënderaj, kur dita nis me diellin përkrah…

Janë ditët e para të shtatorit dhe pushimet  për familjen e Alban Skënderaj dhe Miriam Cani vazhdojnë. Çifti ka ndarë disa momente të gëzueshme nga këto ditë relaksi, së bashku me vogëlushen e tyre Ameli.

Albani e ka nisur ditën sot “Me diellin përkrah”, dedikimi i bukur me të cilin shprehet për bashkëshorten e tij Miriamin teksa kanë pozuar të dy duke marrë rreze pranë detit. Nuk mund të mos mungonte një dedikim plot dashuri nga kantautori romantik!

Këngëtaren do e shohim së shpejti në karrigen e kuqe si një prej  trajnerëve në edicionin e dytë të spektaklit  të talenteve muzikore “The Voice Kids” në Top Channel.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF