KreuCelebrity

Do të çmendeni kur të mësoni se sa nuanca fondotintash përmban linja kozmetike e Rihanna-s tek Fenty!

Këngëtarja nga Ishujt Barbados, Rihanna do të na prezantojë së shpejti bahkëpunimin e saj me Fenty-n. Data e lançimit të produkteve kozmetike është 8 shatori dhe me kalimin e kohës po zbulohen detaje të reja mbi këtë projekt të sajin me këtë brand.

Fondotinta, një produkt themelor i bukurisë sonë, do të vijë në 40 nuanca fantastike! Vetë këngëtarja e ka konfirmuar këtë lajm për ndjekësit! Riri është shprehur se ky make up është kaq i pasur në nuanca për t’ju përshtatur sidomos vajzave me ngjyrë, për të cilat ajo mendon se kanë ngelur shpesh jashtë botës së make up-it.

Për fat të mirë, këto produkte kozmetike nuk janë testuar mbi kafshët!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF