Ajo nuk është nga ato lloj femrash që t’a shqetësojë çdo gjë, por në një intervisë me Telegraph ajo pranon se nuk po kënaqet tërësisht me promocionin rreth filmit të saj më të fundit. “Kjo është hera e parë që po bëj diçk të tillë për një kohë të gjatë. Nuk është e lehtë”, shprehet ajo, “jam pak e turpshme këto kohë, sepse nuk jam e fortë shpirtërisht si më parë”. është e qartë që Jolie nuk është përshtatur plotësisht me jetën e saj të re. Por nëse çifti do t’a rindez marrëdhënien e tyre është ende shumë e paqartë.
Jolie ka bashkë-shkruar, prodhuar dhe drejtuar projektin e saj të fundit, drama kamboxhiane, Firt They Killed My Father, bazuar në biografinë e vitit 2000 të Loung Ung rreth gjenocidit të Khmerit të Kuq. Libri tregon historinë e prindërve të Ung dhe të dy të afërmve së saj, të cilët vdiqën së bashku me rreth dy milionë Kamboxhianë gjatë konfliktit në vitet 1970. Në të njëjtën kohë duke punuar me filmin, Jolie është marrë me ndarjen e saj me Brad Pitt-in.
“Ka qenë e vështirë”, thotë ajo. “S’më pëlqen të jem vetëm, nuk është diçka që e dëshiroj, s’ka asgjë të këndshme në të. është thjesht e vështirë. Ndonjëherë duket sikur i kam hedhur të gjitha pas krahëve, por unë në të vërtetë thjesht përpiqem të shtyj ditët e mia. Emocionalisht ka qenë një vit mjaft i vështirë dhe unë kam pasur probleme të tjera me shndetin, kështu që më duhet të kujdesem për shëndetin tim”.
Jolie ka pasur mbështetjen e fëmijëve, të cilët qëndruan me të, ndërsa ajo bënte filmin. Djali i saj Maddox, një jetim Kamboxhian të cilin Jolie e adoptoi kur ai ishte tre muajsh, e ka ndihmuar me produksionin e filmit.
“Fëmijët kanë qenë të mrekullueshëm”, shtoi ajo. “Ka qenë shumë kurajuese të shohësh se si ata e kanë ndihmuar njëri-tjetrin dhe sa shumë më kanë ndihmuar mua”.




Pse u nda Vanessa Hudgens nga Zac Efron?










Fillon shkolla për princin George!



Ameli, një kësulëkuqe e vogël!


