Është një nga të famshmet e klanit Kardashian, e transformimi i pamjes së saj fizike ka lënë plot vend për spekulime. Nga akuzat për ndërhyrje kirurgjikale, e deri tek kritikat për dieta të rrepta të papërshtatshme për organizmin, në mes qendron një e vërtetë e pamohueshme: Khloe po paraqitet shumë seksi së fundmi! Duke qenë se zbulimi i regjimit ushqimor tashmë po kthehet në modë për VIP-at, ylli i ‘Keeping Up Ëith The Kardashians’ ka rrëfyer me detaje atë ҫka ajo konsumon për ҫdo vakt, si dhe oraret përkatëse të secilit!
‘Zgjohem në orën 5 të mëngjesit dhe konsumoj një gotë të madhe me ujë dhe kafe të zezë. Ora 6: Gati për të djersitur bollshëm në palestër.
Ora 8: Vakti i mëngjesit konsiston gjithashtu në një gotë të madhe uji, cereale dhe lëng me përmbajtje proteinash.
Ora 11: Vakti i ndërmjetëm s’është gjë tjetër veҫse mollë me gjalp kikiriku ose ndonjë frut i ҫfarëdoshëm i shoqëruar me kikirikë.
Ora 13: Për drekë konsumoj sallatë kineze me pulë.
Ora 15: Përsëri vakt i ndërmjetëm! Humus i bërë në shtëpi, perime, bishtaja dhe një gotë e madhe me ujë.
Ora 19: Koha për darkë. Zakonisht haj shumë shëndetshëm, dhe preferoj më së shumti peshk të shoqëruar me perime…dhe natyrisht, NJË GOTË E MADHE UJI!
Ora 21: Këtu përfundon dita, e nuk kisha si të zgjidhja ndryshe veҫse një tas frutash të shoqëruara me kos.’
Si ju duket dieta e Khloe? Do të rezistonit dot vetëm me lëngje që në orët e para të mëngjesit? Apo mendoni se është një nga dietat më ideale që keni parë deri më tani?


Pse u nda Vanessa Hudgens nga Zac Efron?










Fillon shkolla për princin George!



Ameli, një kësulëkuqe e vogël!




