Çifti George dhe Amal Clooney dukeshin më të dashuruar se kurrë teksa shëtisnin në Venecia, por paraqitja e tyre gjatë ditës së sotme në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit ishte spektakolare!
Amal kishte një pamje gati hyjnore e veshur me një fustan ngjyrë lejla nga Versace i realizuar me një material shifon mëndafshi dhe George me një kostum të zi sollën një nga paraqitjet e tyre më të mira pas lindjes së binjakëve. George mbante edhe një palë syze dielli të modelit Aviator përpara fillimit të eventit, por Amal shkëlqeu në çdo moment të mbrëmjes. Pas ardhjes në jetë të binjakëve martesa e tyre duket më e fortë dhe prezenca e çiftit në tapetin e kuq ishte një nga më të arrirat në edicionin e 74-t të këtij festivali.



Celebrity
Fillon shkolla për princin George!



Celebrity
Ameli, një kësulëkuqe e vogël!










Celebrity
10 këshilla bukurie nga Katy Perry!



