Mbrëmjen e djeshme, artistët Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku kurorëzuan dashurinë e tyre prej shtatë vitesh në martesë. Ata i dhanë fund beqarisë në një ceremoni madhështore të mbajtur në pallatin mbretëror, në hyrjen e të cilit ishte vendosur një poster i madh me foton e çiftit, për t’u uruar mirëseardhjen të ftuarve.
Nusja, Xhensila, pasi kishte ardhur në ceremoni me një karrocë si të Hirushes, e vodhi gjithë vëmendjen e të ftuarve sapo hyri, me një fustan me bisht shumë të gjatë i cili kërkonte dy vetë që ta mbanin. Ajo ndërroi tre fustane gjatë dasmës. As Besi nuk mbeti tek kostumi klasik i zi, ai ishte një dhëndër simpatik edhe me kostum të kuq!
Momenti i betimeve të çiftit në altar solli shumë emocion, por nuk mund të mungonte as humori, sigurisht. Xhensila, një nuse e ëmbël e romantike kishte zgjedhur me kujdes fjalët e betimit të saj: “Unë betohem ta bëj jetën time përgjithmonë tënden dhe të vazhdoj t’i ndërtoj ëndrrat e mia me ty siç kam bërë deri më tani. Të jem bashkëshortja jote, por mbi të gjitha shoqja jote më e ngushtë. Të premtoj sot, për një familje plot jetë e një shtëpi plot dritë… Sot, unë betohem se e jotja jam dhe se mezi pres të kaloj çdo ditë dhe çdo pjesë të mbetur të jetës sime me ty. Ti je frymëmarrja ime Bes, ti do më mungoje mua edhe nëse s’do të të kisha takuar kurrë më parë”. Ndërsa Besi, me notat e humorit që e karakterizojnë: “Nuk të premtoj që s’do pihem kurrë në jetë, por të premtoj që çdo herë do zgjohem esëll… Të premtoj që do ul çmimin e ujit, Xhensila Myrtezaj, që sot e mbrapa do jesh Xhensila Kallaku”. Pasi çifti tha “Po”, ata kërcyen vallëzimin e parë si burrë e grua nën tingujt e “A te” të Jovannoti-t, por atmosfera ndryshoi sa hap e mbyll sytë! Në sfond vihet kënga “Gëzuar Baftjar” dhe çifti nxeh atmosferën që pa filluar mirë dasma!
Po ushqimi? Pjata e parë ishte mjaft tradicionale, bukë misri me domate e dhallë!
Siç duket nga fotot dhe videot e ndara nga të ftuarit vip e miqtë e çiftit atmosfera ka qenë fantastike! Kanë kënduar live Aurela Gaçe, Eli Fara, grupi ThreeDots, si edhe vetë Xhensila! Në momentin që u shfaq klipi i dasmës, ajo ka surprizuar Besin duke i dhuruar një çelës në mënyrë simbolike, e duke i kënduar atij këngën e re “E ke çelësin e zemrës sime”. Një moment i veçantë ka qenë edhe vallëzimi i çiftit me çiftin presidencial Monika Kryemadhi e Ilir Meta, si edhe me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj. Xhensila i ka ngritur në valle Monikën dhe Erionin bashkë! Artistë e politikanë kanë festuar e kërcyer nën një atmosferë të mrekullueshme festive dhe në një ambient përrallor! Mes 400 të ftuarve përmendim familjen e Vjollca Hoxha, Ardit Gjebrea, Lorik Cana, Ermal Mamaqi, etj.
Jetë të lumtur e të trashëgoheni, Xhensila dhe Besi!





10 këshilla bukurie nga Katy Perry!






Gigi Hadid refuzohet në Kinë?!





Kur të bashkon pasioni për Gucci-n!



Anxhela dhe Kim, kur dita nis njëlloj!
