Brad Pitt është kthyer në punë pas ndarjes me Angelina Jolie, por një burim i brendshëm thotë, se atij i mungojnë tmerrësisht shumë gjashtë fëmijët e tij. Megjithëse ka kaluar më pak se një vit që kur Angelina i kërkoi divorcin Brad Pitt-it, duket sikur ka kaluar një jetë e tërë. Sidomos kur ke parë një familje perfekte të rëshkasë nga skandali në skandal. Tashmë, Brad-i është kthyer në punë për herë të parë pas lajmeve për divorcin dhe ky përbën një ndryshim ripërtëritës për të. Burime pranë tij thonë se : “Brad ka filluar projektin e tij të parë të madh që pas ndarjes. Ai është i lumtur që është një aktor i pavarur përsëri, sepse për shumë vite ai vuajti këshillat dhe vërejtjet e vazhdueshme të Angeline-s dhe shpesh opinionet e pakërkuara rreth punës së tij”.
Edhe pse Brad-it mund t’i mungojë disi Angelina, tashmë që ai i është kthyer punës, e sigurt që nuk i mungon kriticizmi i saj, por i mungon koha kur kthehej pranë familjes. Brad e ka marë disi veten që pas ndarjes dhe i është kthyer punës. Ai kishte nevojë për kohë dhe hapsirë që të rimëkëmbej pas ndarjes së tmerrshme me familjen e tij. Tani që më në fund ka vendosur të rikthehet në punë, i vjen ndërmend sa i vetmuar është.
Shpresojmë që ai të mund t’i shohë zogjtë e tij të vegjël së shpejti!


Kur të bashkon pasioni për Gucci-n!



Anxhela dhe Kim, kur dita nis njëlloj!








I dëgjuat të rejat e fundit nga Era?

Justin Bieber, më i lumtur se kurrë!




Gëzuar ditëlindjen, Bebe Rexha!

“Tonight Ilva Tare” fillon në…
