Dasma e tyre e bujshme u përfol gjatë, e kjo për shkak të një sërë faktorësh, ku ndër të tjera mund të theksosh se ishte dhe e para ceremoni martesore ndër të famshmit për sezonin veror. Muaji i mjaltit u duk sikur zgjati pafundësisht, dhe përgjatë gjithë kësaj kohe pamë Turin dhe Orindën duke shëtitur brigjet e natyrën e Tailandës. Tashmë, të rikthyer në realitetin e Tiranës, e sotmja ka qenë momenti për një tjetër hap të hedhur në jetën e secilit.
Pavarësisht celebrimit të eventit martesor, Orinda dhe Turi nuk ishin ende bashkëshortë zyrtarë (deri para pak momentesh). Kjo, për shkak se kishin anashkaluar ndoshta hapin që duhet të hidhet i pari: celebrimin në Bashki. Përfundimin e një proҫedure të tillë e ka bërë të ditur vetë Orinda, pas një video të shkurtër të publikuar në My Story, pak minuta më parë. “U kry për fare…”, shkruan ajo, teksa gjithҫka shohim është një detaj i dorës së Turit duke firmosur dokumentacionin përkatës. Mesa duket, bashkimi i vërtetë ka ndodhur sot, edhe pse me siguri për ҫiftin kjo është thjeshtë një proҫedurë që duhej bërë, e që nuk ndikon aspak në marrëdhënien mes tyre. Epo, mund të themi përsëri ‘Të trashëgoheni’? Në galeri do të gjeni postimin e plotë.


I dëgjuat të rejat e fundit nga Era?

Justin Bieber, më i lumtur se kurrë!




Gëzuar ditëlindjen, Bebe Rexha!

“Tonight Ilva Tare” fillon në…









5 sekrete bukurie nga Gisele Bundchen


