Moderatoren Rudina Xhunga këtë verë, si kurrë më parë e pamë të pozonte me bikini gjatë pushimeve verore. Tashmë me fundin e gushtit, duket se edhe për Rudinën pushimet me familjen kanë marrë fund!
Gazetarja ka pozuar me të bijën Alanën, duke ndarë me ndjekësit fundin e pushimeve si edhe diçka tjetër të rëndësishme për të. Ajo ka treguar se do të rikthehet në ekranin e televizionit Vizion Plus me një tjetër sezon të programit të saj “Dritare” në datën katër shtator.
Na mbetet të shohim ç’risi do të sjellë Rudina në këtë sezon të ri televiziv!