Kim Kardashian e kishim parë të pozonte e zhveshur, të lyer me bojë, madje edhe me një gotë shampanje në fundshpinë, por kësaj here i ka kaluar të gjitha pritshmëritë tona! Në setin e fundit fotografik, ajo ka pozuar bashkë me të bijën North e veshur si “Zonja e Parë e Amerikës” për revistën Interview Magazine të muajit shtator.
Kim duket si një kopje e Jackie Kennedy-t me stilin e viteve ’60-të, veshje dhe çantë identike, dorezat e bardha dhe vathët në formë perle. Ajo ka pozuar së bashku me vogëlushen 4-vjeçare North, duke ndarë momente të ëmbla nënë e bijë. Komentet kanë qenë të pafundme për këtë set fotosh. Ka pasur komente negative të tipit “Qesharake”, ose “Jackie do të ngrihet nga varri’, por edhe komplimente. Si ju duket Kim, si një zonjë e parë?