KreuCelebrity

Çifti presidencial Meta drejt Italisë me kompaninë shqiptare Albawings!

Ashtu si çdo shqiptar, që ka destinacion Italinë edhe çifti Presidencial Monika dhe Ilir Meta kanë zgjedhur të fluturojnë këtë fundjavë me kompaninë e vetme shqiptare Albawings! Ka qenë një foto e vënë në faqen zyrtare të Instagramit të kompanisë ajrore, ajo që na ka treguar këtë detaj nga çifti Meta, të cilët nuk i kanë thënë ‘Jo’ një fotoje me stjuardesat simpatike të Albawings.

Një rast i përsëritur ky ashtu sikurse ka ndodhur kohë më parë me Kryeministrin Edi Rama, e së fundmi edhe me kryetarin e opozitës Lulëzim Basha. Albawings, është e vetmja kompani ajrore me kapital 100 % shqiptar, ekuipazh kabine shqiptar me liçencë të lëshuar e të njohur nga Komuniteti Europian!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF