KreuCelebrity

Postimi i parë i Kim, pas këngës së re të Taylor Swift…

Çifti Kardashian-West janë zyrtarisht në ‘luftë’ me Taylor Swift, që pas sherrit të kësaj të fundit me Kanyen në një nga ceremonitë e ndarjes së çmimeve për muzikën. Kënga e re e Swift spekulohet të jetë një sulm i hapu ndaj Kim dhe reperit, ndërsa ylli i KUWTK ka bllokuar së fundmi ikonën emojii të gjarpërit – kryesori në klipin e hitit të Taylor.

Pas gjithë këtyre nderlikimeve të pakuptimta, Kim ka vendosur të thyejë heshtjen për herë të parë, që pas daljes në treg të projektit muzikor të Swift. Nëse po mendoni mbi një kundërshti apo sulm të mundshëm, gaboheni, pasi Kardashian ka vendosur t’i qendrojë larg çdo detaji që lidhet me Taylor. Duke postuar një foto të Saint West në Twitter, Kim ka uruar “Mirëmëngjes” për ndjekësit e saj, ndërsa këta të fundit e kanë ngacmuar vazhdimisht lidhur me këngëtaren, aq sa disa prej tyre nuk kanë nguruar të postojnë ikonat e gjarpërit në profilin e bashkëshortes së West…Goxha telashe!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF