Ndërkohë që të gjithë vuajmë vapën e gushtit, moderatorja Alketa Vejsiu na tregoi se po relaksohej në një vend me peizazhe përrallore e të freskët, saqë ishte e domosdoshme të rrinte pranë një oxhaku të ndezur! Gjithmonë e veçantë Alketa në fotot që ndan me ndjekësit! Në postimin e saj të fundit, një foto me një shishe vere mbi tavolinë, ajo na ka zbuluar poezinë më të re nga aktori i mrekullueshëm Timo Flloko, të cilin e quan poeti i jetës dhe dashurisë!
Poezia titullohet “Eklips”, si eklipsi dy ditëve më parë në SH.B.A. Shijojeni!
Eklipsi
Pi per ty…çfarë mbeti,
Në fundin e gotës,
Nesër është eklipsi,
Ndoshta, fundi i botës…(?! )
Kryq mbi shpinë do mbaja,
Si Krishti Golgotës,
Që për ty mos vinte,
Kurrë fundi i botës..!
Vdekja vetë është fund,
Pret aty, jashtë portës…
(Ç’hata më e madhe,
Të jetë fundi i botës?!)
Çdo njeri prek cakun,
Në mbarim të kohës…
(Ç’ndodh më tej s’e dimë,
Nga fillimi i botës..(!)
Do ta pi me exs,
Misterin e gotës…
Në humbtë dashuria,
Fundi t’i vijë botës!



Ami guxon, poston foto pa grim!




Gëzuar ditëlindjen, Flori Mumajesi!


Trump, përballje sy për sy me eklipsin…!


Gëzuar ditëlindjen, Dua Lipa!






Edhe Bebe e çmendur pas Milennial Pink!


