KreuCelebrity

Edhe Bebe e çmendur pas Milennial Pink!

Këngëtarja Bebe Rexha ka na zbuluar udhëtimin e saj të radhës! Ajo ka shkuar në Bangkok të Tajlandës! Bebe na ka treguar se është ndjerë mjaft e përkëdhelur nga rituali i mirëseardhjes në hotel, ku i kanë dhuruar një kurorë handmade me lule. Ajo ka pozuar me fansa dhe dashamirës vendas si dhe është argëtuar me shopping, duke u shprehur se aty gjithçka është shumë lirë.

Këngëtarja  ka postuar një video dhe disa foto ku na lë të kuptojmë se edhe ajo ka qenë e fiksuar pas ngjyrës së famshme pink në këtë sezon, ashtu si gjithë yjet nga Gigi te Rihanna! “Është bota e Bebes”, shkruan ajo në një njërën nga fotot ku ngjan si një Barbie klasike me ngjyrë rozë! Shfletoni galerinë për të parë si po kalon këngëtarja në Tajlandë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF