Kim Kardashian u bë e famshme si shkak i pasurisë së trashëguar, ashtu sikurse ishte një nga protagonistet e para të reality show “Keeping Up With The Kardashians”. Mes shumë skandalesh, një martese vetëm 72 ditëshe, si dhe videos së famshme porno me ish-të dashurin, Kim u vu në qendër të vëmendjes për format trupore. Vithet e saj gjigante bënë që të klasifikohej si femër seksi, edhe pse tashmë fansat janë ankuar se kjo zonë e trupit të Kardashian po shkon drejt ekzagjerimit. E akuzuar gjithmonë për implante tek pjesa e vitheve, Kim i ka refuzuar të tilla thashetheme…derisa tani po mësojmë të vërtetën!
Bashkëshortja e Kanye West më në fund pranoi se ka kryer ndërhyrje tek hiret e saj, por jo ashtu siç e mendojmë të gjithë. Kim vuan nga një sëmundje e quajtur psoriasis, ose ndryshe në shqip e kemi dëgjuar dhe me termin “psorioza”. Ky është një problem i rrallë i shfaqur kryesisht tek të rinjtë, i cili shkakton inflamacion të lëkurës, duke patur kështu tendencën për të krijuar gunga të mëdha në sipërfaqje. “Shkova t’i kuroja tek një mjek, të cilin e kam dhe fqinj ndër të tjera. Ai më tha se ajo nga e cila vuaja mund të luftohej vetëm nëpërmjet injektimit të kortizonit në vithe. E pyeta nëse do të kishte efekte anësore të topit fryrje e tepruar apo gropa të krijuara në zona të caktuara, dhe ai më siguroi që të tilla raste ndodhin një në një milion. Unë isha rasti një në një milion”, ka deklaruar Kim, duke shpjeguar se një gropëz e krijuar në anë të vitheve duket dhe në një foto ku Kardashian është e veshur me një fustan blu të ngushtë. “Kaq është e gjitha. Tani shpresoj të mos ketë më thashetheme mbi implantet, pasi realisht nuk kam të tilla në trup”, ka përfunduar Kardashian. Mos vallë është kjo një tendencë e çmendur e rradhës që vajzat të injektojnë kortizon tek vithet?! Sepse sot, “çfarë nuk pret”…!







6 VIP-at e guximshëm të kësaj vere!

Rita na kthen pas në kohë!

Anxhela Martini thyen klishetë!

Nuk e dinim kaq romantik The Weeknd!

Pse ndjen keqardhje Eni Çobani?




A ndihet e plotësuar Tuna si nënë… ?


Noah, në hapat e Argjentinës?


