KreuCelebrity

Ne vuajmë vapën e gushtit, Alketa na e bën zili!

Moderatorja e ‘Tv Klan”, Alketa Vejsiu pasi na tregoi fizikun e saj dhe format perfekte në rivierën e jugut dhe një vizitë disi misterioze në platformën Mediaset ka vendosur të na surprizojë sërish!

Në këto ditë të nxehta gushti, ajo ka zgjedhur t’i arratiset vapës së Tiranës dhe të shkojë në një vend malor me peizazhe fantastike! Alketa na ka treguar përmes Instagram se ndodhet në veriun e bukur të Italisë! Gjelbërimi dhe peizazhet madhështore të Alpeve kanë shoqëruar moderatoren gjatë këtyre ditëve! Madje ajo na e bën zili ne që po plasim vape, duke pozuar pranë një oxhaku të ndezur, aq fresk bën atje!

Alketa është veshur sportive e si gjithmonë me ngjyra të gjalla! Lum si ajo që po shijon freskun!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF