Dita e djeshme e gjeti Duan duke hedhur një tjetër hap në rrugën drejt suksesit. E klasifikuar si numri 1 ndër këngët më të dëgjuara në Britani, Lipa është e para këngëtare femër që rrëmben një vend të tillë, që pas Adele me “Hello”. Edhe pse momentalisht e ndodhur në Japoni, artistja nuk ka nguruar të festojë këtë arritje të rradhës, së bashku me bashkëpunëtorët e saj më të afërt. Por, kjo nuk ka qenë e gjithë ajo çka kemi parë dje nga Dua.
Ju kujtohet kur shkruajtëm mbi një dashuri të re të mundshme në jetën e këngëtares? Eh, nuk kishim gabuar, pasi Dua publikoi dy video të shkurtra të të dashurit, në njërën prej së cilave djaloshi u pa teksa i dhuronte Lipës një puthje në faqe. Nga e kuptuam që ka një romancë mes tyre? Tatuazhi me iniciale që pamë fillimisht në imazhin e bashkimit të dorës së Duas dhe asaj të mashkullit misterioz, korespondon me atë që shohim në të njejtin vend tek djali që shfaqet në video. Çfarë bën përshtypje, është paraqitja e këtij të fundit. Me flokët e gjata e duart e mbushura me aksesorë, djaloshi, në fakt duket si kopja e këngëtares! Pas lidhjeve të shumta, përfshirë edhe atë me Ledri Vulën, ndoshta Dua ka gjetur më në fund shpirtin binjak…Gjithçka mbetet për t’u parë, ndërkohë në galeri do të gjeni postimin e plotë.



Dua Lipa thyen rekord me “New Rules”!

Të gjithë sytë mbi… Klaudian!

Për ҫfarë përmallohet Bebe Rexha?!






Mahnit Emina me kostum popullor!







Ҫfarë e ka bërë Luanën kaq romantike…?!

Lajme të këqija nga Rita Ora…!
