KreuCelebrity

Mahnit Emina me kostum popullor!

Supermodelja Emina Çunmulaj, edhe pse mori famë dhe jeton jashte vendit, nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj dhe gjithmonë dhe është shprehur me krenari dhe mirënjohje si një shqiptare e vërtetë. Ajo na tregoi këto pushime verore se po i mësonte edhe vajzës së vetë Ella-s vlerat e familjes dhe rëndësinë e origjinës.

Me bukurinë dhe thjeshtësinë që e karakterizon, modelja sot është shfaqur mahnitëse në Instagram! Ajo ka pozuar e veshur me një kostum tradicional popullor shqiptar dhe duket kaq bukur! Modelja e ka kombinuar këtë veshje tradicionale me këpucët me taka Louboutin. Vërtetë u kthye në Los Angeles, por ka marrë me vete një copëz artistike prej Shqipërisë. Emina na bëri sërish të ndihemi krenarë për të!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF