KreuCelebrity

Pse anëtarët e familjes mbretërore nuk nënshkruajnë autograf?

Edhe pse së jashtmi jeta në pallatin mbretëror mund të na duket vetëm sukses e madhështi, në realitet ka një sërë rregullas të rrepta që detyrojnë anëtarët e familjes të privohen nga shumë gjëra. Duke filluar nga ndalimi i konsumimit të produkteve të detit në tërësi, e deri tek etika e veshjes, protokolli i oborrit mbretëror është më i rreptë nga se e mendojmë.

E mbani mend kur folëm për rregullin e mbajtjes së dorezave në daljet publike? Eh, Lady Diana ishte ajo e cila nuk mund ta respektonte një etikë të tillë, e vendosi të bënte një kthesë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, Kate Middleton e Princ William nuk janë zbatues 100% të rregullave, por sa për rebelim, e kemi thënë me dhjetëra herë se kush është ‘bëmë mama të të ngjaj’ (Harry, Harry!) Së fundmi, zbulohet se me protokoll ndalohet rreptësisht nënshkrimi i autografëve. I zbatuar për shekuj të tërë, siç mund të kuptohet një vendim i tillë është marrë për arsye sigurie, e mbrojtje të firmës ndaj mosfalsifikimit. Sa herë fansat zgjasin ndonjë foto apo fletë për Princ Charles,  ky i fundit përgjigjet me një frazë të vetme: “Më vjen shumë keq, por ma kanë ndaluar ta bëj”. Megjithatë, Charles ishte ai që e theu vetëm një herë këtë rregull në 2010 për një familje në nevojë, të cilëve iu dhuroi një copëz letër me nënshkrimin “Charles 2010″…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF