KreuCelebrity

Cara Delevigne publikon librin e saj të parë!

Ishte shprehur se nuk i pëlqente më modelingu dhe dontë të eksperimentonte në fushën e aktrimit. Ylli i pasarelave Cara Delevigne shkëlqeu si një aktore protagoniste në fimin “Valerian and the City of a Thousand Planets”. Pjesëmarrja e saj në këtë film kinematografik jo vetëm që u komentua pozitivisht nga kritikat, por ajo interpretoi edhe kolonën zanore të këtij filmi të titulluar “I feel everything” të shoqëruar edhe me një klip.

Talentet e Cara-s me të vërtetë që nuk kanë të sosur! Ajo ka paralajmëruar pak më parë tepër e emocionuar përmes Instagram se së shpejti publikohet novela e saj e parë “Mirror, Mirror”(Pasqyrë, moj pasqyrë). Ajo ka zbuluar se novela paraqet një histori mbi miqësinë, identitetin, seksualitetin, ndikimin e mediave sociale dhe aparencën që mashtron. Delevigne na prezanton emrat e personazheve kryesorë Red, Naomi, Leo dhe Rose të rinj të ndyrë e të pambrojtur, ajo mezi pret që t’i njohim. “Mirror, mirror” është banda muzikore në të cilën luajnë këta të rinj plot sekrete e frikëra…

Cara na tregoi sërish seështë një vajzë plot talente e krijimtari! Novela del në treg në 5 Tetor.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF