Moderatorja e pasditeve në Tv Klan, Rudina Magjistari po kalon pushime verore mjaft argëtuese. E ëmbla Rudinë na përditëson përmes Instagram se në këto ditë të nxehta ka zgjedhur të relaksohet në Turqi me familjen. Ajo ka ndarë me ndjekësit momente të bukura nga këto pushime, gjelbërimin si dhe zhurmën dallgëve të detit që i duket magjike.
Moderatorja ka pozuar me aksesorin më trendi të verës, me një dyshek në formë shalqiri si dhe me flamingon ngjyrë rozë. Ajo ka pozuar në pishinë së bashku me vogëlushen Mia, edhe ajo po mbi një flamingo, “matchy-matchy” të kombinuara me njëra-tjetrën me këtë ngjyrë vajzash!
Duket se që të dyja po argëtohen shumë, hipur mbi këto flamingo bukura e të rehatshme! Rudina edhe Mia na sollën këtë pasdite momentin më të ëmbël nënë e bijë! A nuk janë të adhurueshme?



















